SULMUESI KOSOVAR SHËNON NË FUND, PËR FITORE
Fazliu, shpëton Partizanin
24 November, 2015 @8:01
Astrit Fazliu është gjetur më së miri në zonë, për të shënuar për fitoren e ekipit të tij, Partizani, mbrëmë në përballje me Vllazninë e Shkodrës.
Goli i kosovarit 28 vjeçar, Fazliu, i ka dhënë fitoren Partizanit për të mbajtur distancën në krye të tabelës së ekipit të tij ndaj Skënderbeut.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE
Ish sulmuesi i Ferizajit, Prishtinës e Shkëndijës, Fazliu ka shënuar në minutën e fundit të ndeshjes derisa të kuqtë e Tiranës kanë realizuar fitoren e dhjetë të stinorit për të arritur te pika e 32-të e stinorit.