TEAM OF THE WEEK - BUNDESLIGA 2
Paqarada, në 11-shen e javës
23 November, 2015 @15:17
Mbrojtësi i krahut të Sandhausenit dhe përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada, ka arritur të futet në 11-shen më të mirë të javës në Bundesliga 2, sipas prestigjiozes gjermane, Kicker.
Paqarada ka qenë për 90 minuta në fushë në përballjen e fundjavës që shkoi ndaj Karlsruhes, derisa ekipi i tij fitoi 3-1.
Paqarada që nga minuta e 18-të e ndeshjes luajti me një karton të verdhë në këtë përballje, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar të ekipit - që çoi edhe në vlerësimin e javës sipas gazetës në fjalë.