Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKËNDERBEU

Drejt vjeshtës europiane

Drejt vjeshtës europiane


5 August, 2015 @9:28

Fitorja e madhe si mysafir në Molldavi ndaj Milsamit, ka bërë që Skënderbeu që tash të mendojë për Play-Offin e Ligës së Kampionëve, që do të jetë historike, paraqitja e një ekipi shqiptar aty. 

Epërsia prej 2-0 me golat e Hamdi Salihit, i kanë dhënë ekipit korçar si motiv ashtu edhe shpresë për vjeshtën europiane, që do të arrihet pa marrë parasysh rezultatin e Play-Offit. 

Kapiteni, Blendi Shkëmbi, për faqen zyrtare të ekipit korçar ka thënë se kësaj radhe duhet të arrijnë më të mirën patjetër, pasi që ky ekip është Skënderbeu më i mirë në histori. 

Pra sonte, Skënderbeu nëse eliminon Milsamin molldav, gjë që e ka në dorë, atëherë do të arrijë Play-Offin e Ligës së Kampionëve

E në Play-Off, nëse fiton - kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, nëse humb - kualifikohet në fazën grupore të Europa League - që dmth edhe 6 ndeshje tjera në Europë dhe frymë europiane deri në fund të vitit për kampionin e pesëfishtë të Shqipërisë. 


 
Të gjitha lajmet nga