Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Drenasi emëron trajnerin e ri

Drenasi emëron trajnerin e ri


12 April, 2022 @20:51

Një ditë pas ndarjes me trajnerin e deritashëm të skuadrës, Ramiz Dervishi, KF Drenasi ka bërë të ditur emrin e trajnerit të ri të skuadrës.

Ai është Leotrim Krasniqi, që ka drejtuar Besën e Pejës më parë, ndërsa ka punuar edhe te Prishtina në kategori të ndryshme.

Drenasi ka mision primar mbijetesën në Ligë të Parë, ndërsa aktualisht është në pozitën e parafundit të renditjes, me vetëm dy pikë më shumë se Besa e Pejës, që është e fundit në renditje.

TABELA AKTUALE

“Nga tani e tutje skuadra jonë do të drejtohet nga Krasniqi, i cili premtoi shumë se do të jap më të mirën e mundshme,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi KF Drenasi, ndërsa kohëzgjatja e marrëveshjes nuk është bërë e ditur.

Leotrim Krasniqi pritet të debutojë këtë të premte me ekipin e Drenasit, derisa do t’i dalë përballë Trepçës, ku këta të fundit janë në krizë të rezultateve.


 
Të gjitha lajmet nga