KF DRENASI
Ekipi i Ligës së Parë, ndahet me trajnerin
10 April, 2022 @19:49
Humbja e sotme ka qenë e dhjeta e stinorit, ndërsa dallimi me vendin e fundit vetëm dy pikë! Rreziku për rënie shumë afër, ndërsa Drenasi ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin Ramiz Dervishi.
Njeriu që mori drejtimin e ekipit në pranverë, nuk ka arritur të bëj që Drenasi të shënojë pikë më shumë për të arritur te zona e shpëtimit nga rënia, ndërsa rezultatet e fundit, vecanërisht humbja e sotme nga Vëllaznimi - vë klubin në rrezik për rënie në Ligë të Dytë.
“Pas rezultateve jo të mira, me marrëveshje kemi shkëputur kontratën me trajnerin e deritashëm Ramiz Dervishi. Falenderojmë trajnerin për kontribuitin e dhënë dhe i urojmë suksese në të ardhmen,” ka shkruar ndër të tjera llogaria zyrtare e Drenasit në Facebook.
Tash Drenasi, që ka vetëm dy pikë më shumë sesa Besa e fundit në renditje të Ligës së Parë Grupi A, në gjashtë xhirot e mbetura do të kërkojë të pamundurën për të siguruar largimin nga rreziku i rënies.
Vlen të përmendet, skuadra nuk ka cekur se kur do të emërojnë zëvendësuesin ose personin që do të mbikqyrë skuadrën derisa të emrohet trajneri i ri i ekipit.