KUPA E KOSOVËS
Drenica eliminon fituesen!
3 March, 2013 @16:06
Drenica e stërpërforcuar gjatë afatit kalimtar dimëror ka arritur që të eliminojë mbrojtësen e Kupës së Kosovës, Trepça 89.
Drenicakët kanë mposhtur 2-0 Trepçën 89 në stadiumin Bajram Aliu të Skenderajt.
Golashënues për kuqezinjët kanë qenë Lorik Maxhuni dhe super Berat Hyseni, që po vazhdon me formën e tij të mrekullueshme.
Trepça kalon Dritën
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Mitrovicë, Trepça ka arritur të mposht Dritën e Gjilanit 1-0. Golin e vetëm që ia hapi dyert mitrovicasve për çerekfinale e shënoi Xhevdet Mulliqi.
Trepça për shkak të punimeve në stadiumin e tyre Adem Jashari, ndeshjet tash e tutje do t’i zhvillojë në stadiumin tjetër mitrovicas, Riza Lushta.
KUPA E KOSOVËS, 1/8 E FINALES
Drenica - Trepça 89 | 2-0 | Maxhuni 1' dhe Hyseni 21' | |
Trepça - Drita | 1-0 | Mulliqi 31' | |
Hajvalia - Kosova Vushtrri | 1-1 | 5-2, pas penalltive | |
Hysi - Besa | 2-2 | 3-2, pas vazhdimeve | |
Ferronikeli - Prishtina | 1-1 | 1-2, pas vazhdimeve | |
Fushë Kosova - Vëllaznimi | 2-2 | 6-5, pas penalltive | |
Ferizaji - Ulpiana | luhet me 10 mars | ||
Istogu - Liria | 1-0 | Ndeshja e zhvilluar dje |