KUPA
Istogu eliminon Lirinë
3 March, 2013 @12:52
Në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll të zhvilluar dje ndërmjet Istogut dhe Lirisë, fitues ka dalë ekipi nga rangu më i ulët i garave - Istogu.
Goli i ardhur në fillim të takimit nga Qëndrim Jahaj, saktësisht në minutën e katërt të takimit, ka qenë i mjaftueshëm që ‘Troftat’ t’i mposhtin bardhezinjtë nga Prizreni.
Me këtë fitore, Istogu ka arritur që të kualifikohet për në çerekfinale të Kupës së Kosovës, derisa prizrenasit kanë konfirmuar edhe njëherë krizën e madhe të tyre si në organizim ashtu edhe në lojë.
KUPA E KOSOVËS, 1/8 E FINALES
Istogu - Liria | 1-0 | Jahaj 4' |