Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SERIE A

Milani i pamëshirshëm

REUTERS/Paolo Bona

Milani i pamëshirshëm


2 March, 2013 @22:41

Në ndeshjen e javës së 27 në Serie A, Milan shënoi fitore me rezultat 3-0 ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për një vend në Ligën e Kampionëve, Lazios.

Mysafirët nga Roma nga minuta 16’ luajtën me një lojtar më pak, pasi që mesfushori Antonio Candreva u ndëshkua me të kuqe pas ndërhyrjes së tij ndaj El Shaarawyt.

Epërsinë e një lojtari më shumë në fushë e shfrytësoi siç është më së miri ekipi i Massimo Allegrit, ndërsa rezultati u thye në minutën e 40’ nga Giampaolo Pazzini.

Vetëm katër minuta më vonë rezultati u dyfishua me golin e Kevin Prince Boateng dhe kështu skuadra milaneze shkoi në zhveshtore me epërsinë 2-0.

Në minutën 60’ Pazzini shënoi edhe një herë, me ç‘rast edhe e vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Mesfushori kuqezi, Lorik Cana, në këtë ndeshje u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë duke e zëvendësuar Bruno Pereirinhan në minutën 46’.

Me këtë fitore, Milan tani ka 48 pikë dhe renditet në vendin e tretë duke e tejkaluar Lazion që ka një pikë më pak.



REZULTATI

Milan - Lazio 3-0

 
Të gjitha lajmet nga Serie A