LIGUE 1
PSG befasohet në Reims
2 March, 2013 @19:55
Skuadra nga pjesa e poshtme e tabelës në ligën françeze, Reims, ka lënë pa asnjë pikë në udhëtimin e skuarës lidere në tabelë, Paris Saint Germain.
Madje ekipi i Reimsit nga minuta 60’ luajti me një lojtar më pak pasi mbrojtësi Christopher Glombard u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe njëkohësisht me kartonin e kuq.
Golin e fitores e shënoi polaku, Grzegorz Krychowiak, në minutën 64’.
Kjo është humbja e pestë e ekipit nga Parisi në këtë stinor, megjithëse vazhdon të mbetet në krye të tabelës me 54 pikë, tre më shumë se Lyoni që ka një ndeshje më pak. Kurse fitorja e Reimsit sado pak e largoi këtë skuadër nga zona e rrezikshme duke u renditur tani në pozitën e 15 me 27 pikë.
REZULTATI
Reims - PSG | 1-0 |