NË SKENDERAJ
Drenica rikthen Prishtinën te humbjet
19 March, 2016 @15:28
Granit Arifaj ka shënuar golin që i solli Drenicës 3 pikë të arta ndaj Prishtinës sot në “Bajram Aliu” të Skenderajt.
Përkundër rasteve të Prishtinës, Drenica është mbajtur fortë dhe nuk ka lejuar që të befasohet për të fituar në fund.
Në anën tjetër, Prishtina pasi mbeti me 10 lojtarë në pjesë të dytë, nuk gjeti forcë për të bërë më shumë.
Sulmuesi Shend Kelmendi pasi që morri kartonin e verdhë shau referin e ndeshjes dhe u përjashtua.
Në fund, Drenica - Prishtina 1-0, ndërsa bardhekaltërit tashmë janë në zonën e rrezikshme dhe kanë shënuar humbjen e tretë në 4 ndeshjet e para të pranverës.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e trajnerit të rikthyer te kuqezinjtë e Skenderajt, Fadil Rama, që zëvendësoi Valdet Shoshin e larguar.