Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Drin Ymeri ndahet me 2 Korrikun

Foto: 2Korriku/fb

Drin Ymeri ndahet me 2 Korrikun


21 June, 2022 @16:08

Njëri ndër sulmuesit më të dalluar të skuadrës së 2 Korrikut, Drin Ymeri, është ndarë me skuadrën e tij të deritashme.

Ymeri 23-vjeç ka qenë pjesë e 2 Korrikut për një sezon e gjysmë, ndërsa në këtë të fundit në Ligën e Parë Grupi B, kontribuoi me nëntë gola për ekipin.

“Klubi i Futbollit “2 Korriku” dhe sulmuesi Drin Ymeri, njoftojnë se kanë vendosur që ta ndërprejnë bashkëpunimin. Sulmuesi 23-vjeçar, që për një vit e gjysmë e veshi fanellën “verdheblu”, tash e tutje nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Drini u afrua në janarin e vitit 2021, teksa ndihmoi skuadrën me golat e tij të realizuar, sidomos në edicionin që lam pas, ku arriti ta dërgoj topin në rrjetë plot nëntë herë. Ndonëse kjo aventurë e Drinit nuk zgjati shumë, ai pas tij po lë shumë kujtime të bukura në këtë ekip, për çka edhe do të kujtohet përgjithmonë. Drin, faleminderit për gjithçka!” -  ka shkruar 2 Korriku në njoftimin e lëshuar pak më parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë