Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR NGRITJE NË RENDITJE

Drin Ymeri vendos, Vjosa ngritet lartë në renditje

Drin Ymeri vendos, Vjosa ngritet lartë në renditje


15 April, 2023 @23:25

Në një ndeshje të ngushtë për kah rastet, Vjosa ka arritur që të shënojë fitore të rendësishme ndaj Arbërisë sot si mysafir, ndërsa me këtë fitore ekipi i drejtuar nga Leotrim Krasniqi është ngritur deri në pozitën e tretë të renditjes tabelare të Ligës së Parë Grupi B.

Ka qenë Drin Ymeri që mori topin për të shënuar në portën e vendasve sot, ndërsa solli gëzim të madh te ekipi i tij, që po përjeton momente tejet të mira në Ligë të Parë Grupi B, në stinorin e parë të tyre aty, pas hyrjes nga Liga e Dytë.

Në fund, Arbëria 0-1 Vjosa [Drin Ymeri 73] kurse ekipi nga Shtimja kërcen në pozitë të tretë me 37 pikë pas 22 ndeshjesh, derisa Arbëria do të shpresojë në ndeshjet tjera për mbijetesë pasi që janë të fundit në renditje tabelare me 14 pikë nga 22 ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë