Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA

Drita aranzhon katër ndeshje në Antalya

Drita aranzhon katër ndeshje në Antalya


20 January, 2021 @17:03

Skuadra e Dritës sot ka ateruar në Antalya të Turqisë ku do të qëndrojë me qëllim të përgatitjes për gjysmëstinorin e dytë.

Ekipi tashmë është i vendosur në IC Green Hotel në Lara të Antalyas.

Gjatë kohës sa do të qëndrojë në Antalya, Drita do t’i zhvillojë katër ndeshje, prej tyre tri miqësore dhe një ndeshje e Superkupës që do të luhet më 23 janar kundër Prishtinës.

Ndeshja e Superkupës pikërisht do të jetë ballafaqimi i parë për gjilanasit në Turqi.

Kundërshtarët dhe datat e ndeshjeve tjera kontrolluese pritet të bëhen të ditur në ditët në vijim.

Sikurse Drita, edhe Prishtina do t’i zhvillojë tri ndeshje kontrolluese në Antalya.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga