STATISTIKA NGA VJESHTA NË SUPERLIGË 2021/22

Drita - ekipi me mbrojtjen më të mirë të stinorit
21 December, 2021 @20:33
Nënkampionia aktuale e Kosovës, Drita, është skuadra me mbrojtjen më të fortë në Superligë, pas pjesës vjeshtore të stinorit.
Së paku kështu flasin statisikat, derisa ekipi gjilanas i drejtuar nga Ardian Nuhiu ka pranuar vetëm 11 gola në 18 ndeshje të zhvilluara në Superligë përgjatë stinorit 2021/22.
Kështu, Drita me mesataren e 0.61 golave të pranuara për ndeshje, është e para në këtë listën e mbrojtjeve më të mira të edicionit, derisa ndiqet nga Gjilani e Ballkani.
Gjilani, që kreu vjeshtën si lider i Superligës ka mesatare prej 0.72 golave të pranuara për ndeshje, derisa ka pranuar 13 gola në total përgjatë pjesës së parë të stinorit.
E Ballkani, që deri vonë ishte lider i Superligës por në pushime dimërore shkon në vend të tretë, ka 0.77 gola të pranuara për ndeshje, me total 14 gola të pranuara përgjatë pjesës së parë të stinorit.
TOP 3 EKIPET ME MBROJTJE MË TË MIRË, VJESHTA 2021/22 NË SUPERLIGË:
KF Drita | 11 gola të pranuara | 0.61 gola të pranuara për ndeshje | |
KF Gjilani | 13 gola të pranuara | 0.72 gola të pranuara për ndeshje | |
KF Ballkani | 14 gola të pranuara | 0.77 gola të pranuara për ndeshje |