Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DECIC - DRITA

Drita eliminon Decicin, tash në radhë Feyenoordi

Drita eliminon Decicin, tash në radhë Feyenoordi


15 July, 2021 @22:57

Pas fitores në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë 2-1, Drita ka arritur që të mposht Decicin e Tuzit të Malit të Zi, edhe në ndeshjen e kthimit duke fituar 0-1.

Pas pjesës së parë të barabartë dhe pa gola, Drita në pjesën e dytë duke e kontrolluar lojën, dalë nga dalë ka arritur që të marrë dominimin dhe përmes mbrojtësit Ardian Cuculi, ka arritur të shënojë golin e fitores, me ç‘rast konfirmoi edhe kalimin në raundin e dytë të Conference Leagues, ku aty e pret kampioni i shumëfishtë i Holandës, Feyenoord.

Ndeshja e parë në mes të Dritës dhe Feyenoordit do të luhet më 22 korrik, kurse ndeshja e dytë më 29 korrik.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League