GJILAN

Drita merr Sejdiun
22 July, 2015 @13:15
Drita nga Gjilani ka njoftuar për përforcimin e ri në skuadër, mesfushorin Qëndrim Sejdiu.
Mesfushori Sejdiu i është bashkuar radhëve të gjilanasve dhe pritet të debutojë në derbin e Anamoravës, ku Drita takohet me Gjilanin në xhiron e parë të Superligës.
Sejdiu së fundi ka qenë lojtar i Drenicës dhe me 25 vjetët e tij dhe një gol të shënuar në Superligë, vlerësohet të jetë shtesë solide për skuadrën bardhekaltër nga Gjilani.