Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMFOJNË THELLË

Drita ndezet në pjesë të dytë për fitore

Foto: DritaFC/fb

Drita ndezet në pjesë të dytë për fitore


18 February, 2023 @15:48

Arsim Thaqi ka regjistruar fitoren e parë me Dritën në kuadër të Superligës, ndërsa ekipi gjilanas ka shënuar fitore tepër të thellë ndaj Dukagjinit të Klinës në shtëpi sot, duke e triumfuar 5-1 [Ardit Tahiri 41, Elton Basriu 75ag., Besnik Krasniqi 83pen., Kastriot Selmani 89, Almir Ajzeraj 90+2 - Ergyn Ahmeti 60pen.].

Dominimi i lojës nga Drita ka nisur që prej pjesës së parë, ndërsa rastet filluan prej minutës së 20 të ndeshjes, kur Kastriot Selmani (25), Blend Baftiu (27) tentuan, ndërsa në anën tjetër Altik Muhaxhiri kryente detyrën, duke e mbajtur portën e paprekur.

Por, më pas një gabim në mbrojtje, Drita shënoi përmes Ardit Tahirit (41) dhe mbylli pjesën e parë në epërsi. Në rikthim, Dukagjini barazoi rezultatin nga penalltia e Ergyn Ahmetit (60), por kjo ishte e tëra që arritën ata.

TABELA AKTUALE

Drita vazhdoi furishëm pjesën e mbetur të takimit dhe shënuan edhe katër herë në portën e Dukagjinit për ta siguruar fitoren, ndërsa së pari autogoli i Elton Basriut (75), pastaj edhe goli i Besnik Krasniqit (83) nga penalltia mbylli gjithcka, derisa Kastriot Selmani (89)e Almir Ajzeraj (90+2) përcaktuan rezultatin përfundimtar.

Fitorja bën Dritën lidere së paku sot, me 41 pikë nga 20 ndeshje. Ndërsa Dukagjini me humbjen e nëntë sezonale nga 20 ndeshje ka 25 pikë dhe është i gjashti sot në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga