Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Drita në Champions League, kundërshtarët e mundshëm

Drita në Champions League, kundërshtarët e mundshëm


4 August, 2020 @10:30

Skuadra që do ta përfaqësojë Kosovën në Champions League në sezonin 2020/2021 do të jetë Drita.

Skuadra gjilanase filimisht do të luajë në një miniturne me sistem knock-out të përbërë nga katër skuadra, ku fillimisht do të përballet me skuadrën Inter d’Escaledes (Andorrë), e nëse e kalon këtë skuadër, në finale e pret fituesi i ndeshjes Tre Fiori (San Marino) vs. Linfield (Gjibraltar).

Ndeshjen ndaj Inter d’Escaledes Drita e luan më 8 gusht, kurse nëse fiton, finalen e luan më 11 gusht.

Nëse e kalon këtë raund, që është paraeliminar, Drita kalon në fazën e parë eliminatore të Champions Leagues, ku për kundërshtarë mund të ketë njërën prej këtyre skuadrave:

- Celtic (Skoci)
- Crvena Zvezda (Serbi)
- Qarabag (Azerbajxhan)
- Ludogorets (Bullgari)
- Legia Warsaw (Poloni)
- Molde (Norvegji)
- Sheriff Tiraspol (Moldavi)
- Maccabi Tel Aviv (Izrael)
- Dundalk FC (Irlandë)
- Ferencvaros (Hungari)
- Slovan Bratislava (Sllovaki)
- FK Astana (Kazakistan)
- Suduva (Lituani)
- Omonia Nicosia (Qipro)
- Craiova/Cluj (Rumani)
- Dinamo Tbilis (Gjeorgji)
- FK Sarajevo (Bosnje & Hercegovinë)

Një prej kundërshtarëve të lartpërmendur në fazën e parë eliminatore do ta ketë edhe Tirana, skuadra kampione e Shqipërisë, e cila për dallim nga Drita, nuk ka nevojë të luajë në miniturneun paraeliminar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga