Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - FLAMURTARI

Drita përkohësisht lidere, pret gabimin e Ballkanit

Drita përkohësisht lidere, pret gabimin e Ballkanit


6 June, 2020 @17:59

Skuadra e gjilanase Drita, është rikthyer nga pandemia me fitore që e ngjitë në kreun e tabelës.

Me golin e shënuar në minutën e 26’ me Astrit Fazliun, Drita e mposhti Flamurtarin me rezultat minimal 1-0.

Fazliu e shënoi golin me kokë, pas një harkimi të saktë të Xhevdet Shabanit.

Pjesa e dytë e ndeshjes kaloi në kontrollin e Dritës, dhe goli i pjesës së parë mjaftoi për 3 pikët e radhës.

Drita me 46 pikë përkohësisht ngritet në pozitën e parë, derisa pret gabimin e Ballkanit që do të luaj kundër Drenicës nesër, kurse Flamurtari me 28 pikë gjendet në pozitën e tetë.

Në xhiron tjetër Drita takohet me Trepçën ‘89, derisa Flamurtari me Ballkanin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga