Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERJA E PJESËS VJESHTORE PËRFORCOHET

Drita prezanton Agyaren dhe nis punën me trajnerin e ri

Fotot: FCDrita/fb

Drita prezanton Agyaren dhe nis punën me trajnerin e ri


5 January, 2023 @22:05

Liderja e pjesës vjeshtore në Superligë, Drita, ka prezantuar sot mbrojtësin nga Gana, Benjamin Agyare. Futbollisti që ka qenë pjesë e Dritës më parë, u huazua te Drenica gjatë pjesës vjeshtore të stinorit, ndërsa tash kthehet te ekipi amë i tij.

Futbollisti 28-vjeçar ka luajtur 13 ndeshje në Superligën e Kosovës me fanellën e Drenicës gjatë pjesës vjeshtore të këtij stinori, ndërsa në pranverë do të mbrojë ngjyrat e Dritës që sot ka nisur punën me trajnerin e ri Arsim Thaqi.

Arsim Thaqi

Puna me Arsim Thaqin ka nisur sot, ndërsa Drita në njoftim ka shkruar shkurt në gjuhën angleze: sezoni i ri, qëllimet e njëjta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga