Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERKUPA: PRE-MATCH

Drita - Prishtina, dueli për kupën e parë të vitit

Drita - Prishtina, dueli për kupën e parë të vitit


23 January, 2021 @9:55

Skuadra e Dritës dhe ajo e Prishtinës sot do të jenë përballë njëra tjetrës në ndeshjen e Superkupës për ta fituar trofeun e parë të këtij viti.

Ndeshja do të luhet në Antalya të Turqisë, ku të dyja skuadrat po qëndrojnë në kuadër të fazës përgatitore për stinorin pranveror për shkak të kushteve më të mira për punë.

Pikërisht për shkak se skuadrat gjenden në këtë fazë, edhe forma e tyre nuk mund të thuhet se është në nivelin më të mirë.

Drita kishte ateruar në Antalya vetëm tri ditë më parë dhe ende pa u ambientuar mirë në Turqi do ta ketë një përballje kaq të rëndësishme. Derisa në anën tjetër, Prishtina ka një ditë më shumë kohë qëndrim në bregdetin turk dhe një ndeshje kontrolluese të luajtur para nisjen në Turqi përballë 2 Korrikut.

Në dy ndeshjet kampionale të zhvilluara sivjet skuadrat u ndanë dy herë me barazim, me rezultat 0-0 në Gjilan dhe 1-1 në Prishtinë.

Ndeshja e Superkupës do të luhet në “Mardan Stadium” të Antalyas duke filluar nga ora 12:00, ndërsa transmetimi direkt do të jetë nga Artmotion dhe Klan Kosova.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës