SOKOL CIKALLESHI
Dua t’i shënoj Zvicrës
24 May, 2016 @19:07
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, sot ka marr pjesë në konferencën e parë për shtyp të kombëtares në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian, së bashku me kapitenin Lorik Cana.
Cikalleshi, fillimisht foli për formën e tij, për të cilën u tregua se është i kënaqur.
“Kam shënuar 13 gola, që nuk janë pak dhe gëzoj formë shumë të të mirë. Jam i karikuar për të dhënë më të mirën time.”
Më pas, ai foli edhe për ndeshjen e parë të Shqipërisë në EURO 2016 që do të luhet kundër Zvicrës, në të cilën shprehu dëshirën e tij të madhe për të shënuar.
“Dua të shënoj kundër Zvicrës, por më e rëndësishme është, që kjo ti shërbejë skuadrë tonë kombëtare në rrugëtimin e saj të parë në një kompeticion si Europiani.”
Cikalleshi deri më tani ka shënuar dy gola me Shqipërinë dhe që të dy golat i ka shënuar në ndeshjet miqësore.