LORIK CANA
Me një fitore kualifikohemi
24 May, 2016 @15:03
Lorik Cana, kapiten i Shqipërisë, është paraqitur sot në konferencën e parë për shtyp të kombëtares prej se u akomoduan në Bad Waltersdorf të Austrisë.
Së pari ai ka bërë të ditur se ekipi nuk shkon në Francë për turizëm, ndërsa ka thënë se me një fitore Shqipëria mund të kalojë fazën grupore dhe gjithçka mbetet e hapur për kuqezinjtë.
“Vështirë është për të thënë sot sa pikë do t’i fitojmë atje. Ne me një fitore mund të kualifikohemi dhe deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit jemi në lojë,” ka thënë Cana sot.
ORARI I NDESHJEVE TË SHQIPËRISË
“Ndeshja e parë është e rëndësishme (Zvicra v.j.), rivali është i vështirë,” ka shtuar ai.
Për më tepër, për të bindur opinionin se Shqipërisa nuk shkon e dorëzuar në Francë ai ka thënë se nuk ka bërë rezervim të pushimeve fare, pasi që nuk dihet sa do të qëndrojë kombëtarja atje.
“Jo, pushimet nuk i kam rezervuar. Vetëm datën e di se kur do të shkoj në pushime. Pas 11 korrikut,” ka thënë Cana duke qeshur në konfercën e sotme, transmeton Digitalb.
Shqipëria para se të marrë rrugë për Francë do të luaj miqësore ndaj Katarit më 29 maj dhe Ukrainës më 3 qershor.