DITA E PARË
Cikalleshi 3-1 Balaj
24 May, 2016 @9:14
19 futbollistë të pranishëm në stërvitjen e parë të lehtë të kombëtares shqiptare dje në Austri.
Gianni De Biasi u ka dhënë ushtrime të lehta për të rigjenerim të muskujve, ndërsa më pas ka ndarë ekipin në të kuq dhe të bardhë për të zhvilluar një ndeshje të vogël.
Duelin e fituan të bardhët, ku Sokol Cikalleshi shënoi hat-trick, derisa golin e vetëm për të kuqtë e shënoi Bekim Balaj.
Kjo ka qenë në pika të shkurta dita e parë e stërvitjeve të kombëtares shqiptare në alpet austriake para EURO 2016.
ORARI I NDESHJEVE NË EURO 2016
Shqipëria më 29 maj luan miqësoren e parë ndaj Katarit, ndërsa më 3 qershor ndaj Ukrainës.
Mini-ekipet kuqezi:
EKIPI I KUQ: | Orges Shehi; Berat Xhimshiti, Lorik Cana, Mërgim Mavraj; Amir Abrashi, Milot Rashica, Herolind Shala; Shkëlzen Gashi - Bekim Balaj; |
||
EKIPI I BARDHË: | Etrit Berisha; Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Amir Rrahmani; Migjen Basha, Andi Lila, Ermir Lenjani; Odise Roshi - Sokol Cikalleshi; |