NIKLI ME TOKIN
Tovërlani vazhdon me Ferronikelin
23 May, 2016 @20:53
Kampioni i Kosovës, Ferronikeli, i ka besuar punës së trajnerit Afrim Tovërlani edhe për një vit.
Drejtuesit e klubit nga Drenasi sot kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje një vjeçare me Tovërlanin, me të cilin synojnë të paraqiten për herë të parë në garat europiane.
“Kryesia e Ferronikelit dhe kryetrajneri i skuadrës Afrim Tovërlani, sot janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një vitë. Puna e mirë, suksesi i skuadrës në krye më Tovërlanin ka bërë që të dy palet të arrinë marrveshje të re, e cila mbanë Tokin deri në qërshor të 2017-së në krye të kampionit. Tovërlani gjithashtu ka licencën profi nga UEFA, e cila është kriter për t`a ushëhequr një skuadër në Ligën e Kampionëve,” thuhet në njoftimin e klubit drenicak.