ANKESA
Refuzohet ankesa e Istogut
24 May, 2016 @11:30
Dyshimet e skuadrës së Istogut për parregullsi në ndeshjen Drenica-Istogu, kanë rënë në ujë.
Istogu kishte dërguar ankesë në Federatën e Futbollit të Kosovës, për parregullsi të aktivizimit të lojtarëve të Drenicës, Muharrem Musa dhe Endrit Maloku, në xhiron e fundit të Superligës që përfundoi me fitoren 2-1 të drenicakëve.
FFK sot ka dalur me vendim duke e refuzuar anekesën e Istogut, të cilën e quajti të pa bazë.
Në arsyetimin e FFK-së, është thënë se lojtarët në fjalë janë licencuar paraprakisht, me ç‘rast edhe kanë pasur të drejtë loje.
Tani mbetet të shihet nëse Istogu do të ankohet për këtë vendim në komisionin e shkallës së dytë brenda këtyre tre ditëve sa lejon afati kohor.