DUKAGJINI - LIRIA

Dukagjini merr kreun
2 April, 2021 @17:35
Xhiroja e 21 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, është hapur me ndeshjen në mes të Dukagjinit dhe Lirisë.
Dukagjini e mposhti kundërshtarin me rezultat 3-1 dhe me një ndeshje më shumë ngritet në krye të Grupit A të Ligës së Parë.
Golat për skuadrën nga Klina erdhën nga Fatlum Gashi, Labinot Osmani dhe Abedin Merlaku, kurse Liria shënoi në minutat shtesë me Ragip Thaqin.
Dukagjini me 43 pikë gjendet në krye të Grupit A, kurse Liria është në pozitën e gjashtë me 25 pikë.
Në xhiron tjetër Dukagjini takohet me Istogun, derisa Liria e pret Drenasin në Prizren.