Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË

FFK reagon për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të Ligës së Parë

FFK reagon për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të Ligës së Parë


2 April, 2021 @15:49

Federata e Futbollit të Kosovës sot ka dalur me një reagim të shkurtër ku sqarohet cështje e të drejtës së transmetimit të ndeshjeve të Ligës së Parë.

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron se nuk ka marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë. FFK pret që në të ardhmen të ketë kompani mediatike të interesuara për blerjen në tërësi të drejtave televizive edhe për Ligën e Parë, duke pasur parasysh rritjen e cilësisë së kësaj lige, por edhe interesimin e dashamirëve të futbollit për ndeshjet e kësaj kategorie”, thuhet në reagimin e FFK-së.

Ky reagim nga FFK-ja ka ardhur vetëm një ditë pas njoftimit të KTV-së, e cila ka bërë të ditur nga kjo javë do të fillojë transmetimin direkt të ndeshjeve kryesore të Ligës së Parë të Kosovës në futboll.

Ndeshja e parë që do të transmetohet nga KTV është njoftuar nga ky kanal televiziv se do të jetë ndeshja mes Flamurtarit – Ulpianës, që luhet të shtunën nga ora 15:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë