Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - DUKAGJINI

Dukagjini merr pikë në Suharekë, Isufi debuton me barazim

Dukagjini merr pikë në Suharekë, Isufi debuton me barazim


22 August, 2021 @19:04

Vetëm një pikë për Ballkanin në ndeshjen e parë të sezonit dhe njëkohësisht në ndeshjen e parë nën drejtimin e Bekim Isufit.

Skuadra suharekase barazoi 2-2 (Ermal Krasniqi 45+1’ 55’ / Arbër Shala 45+2’, Ahmed Januzi 69’) me Dukagjinin nga Klina, për të cilin kjo ishte ndeshja e parë pas rikthimit në Superligë

Rrjetat nuk u tundën deri në fundin e pjesës së parë, kur brenda pak minutave të dyja skuadrat shënuan nga një herë. Për vendasit shënoi Ermal Krasniqi, por Arbër Shala i klinasve barazoi menjëherë dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim 1-1.

TABELA AKTUALE

Në pjesën e dytë, Ballkani ngriti nivelin e lojës dhe arriti ta gjejë epërsinë. Për 2-1 shënoi Ermal Krasniqi, goli i dytë personal në këtë ndeshje.

Por, gëzimi nuk zgati shumë. Ahmed Januzi, futbollist me shumë përvojë në futbollin kosovar, shënoi për 2-2 në minutën e 69’.

Pikërisht Januzi, pak minuta më pas u përjashtua dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak në fushë, por për fatin e tij të mirë të drejtuarit nga Armend Dallku u mbajtën mirë dhe nuk pësuan, për ta marrë kështu një pikë mjaft të rëndësishme nga udhëtimi në Suharekë.

Xhiron e dytë, Ballkani i shkon Prishtinës, kurse Dukagjini luan me Drenicën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga