Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KLODIAN DURO

Duro: Kemi probleme brenda dhe ato po nxjerren jashtë nga disa pjesëtarë të grupit

Duro: Kemi probleme brenda dhe ato po nxjerren jashtë nga disa pjesëtarë të grupit


4 April, 2021 @18:24

Skuadra e Feronikelit megjithëse fitoi me rezultat bindës, 4-0, përballë Llapit, kjo nuk e pengoi trajnerin e skuadrës Klodian Duro që t’i pranojë se ka probleme brenda ekipit dhe të jap kritika ndaj disa personave përgjegjës sipas tij.

RAPORTI I NDESHJES

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Duro tha se fitorja ishte e merituar ndaj një kundërshtari të fortë siç është Llapi.

“Fillim e nisëm ndeshjen në tension për shkak të fjalëve që kanë qarkulluar kohëve të fundit dhe kjo ka lënë gjurmë te ekipi. Kam një ekip me plotë djem të mrekullueshëm të cilët arritën me shumë kthjellësi të shënonin në pjesën e parë dhe pastaj në pjesën e dytë të zhvillonin lojën tonë më të lirshëm dhe të shkonim drejt fitores e cila është shumë e merituar kundër një kundërshtari të fort si Llapi. Fitoren ia dedikoj të gjithë futbollistëve të mi”, tha Duro.

Ndërsa më tej, ai foli për problemet brenda ekipit.

“Arritëm të ktheheshim bindshëm, kemi disa probleme brenda grupit tonë, unë nuk kam qejf që pjesëtarët tjerë të grupit brenda të nxjerrin jashtë problemet në një ‘sajt’ që duhet t’i vijë turp se çfarë shkruajnë. Për mua feja është e shenjtë dhe unë i kam respektuar të gjithë futbollistët e mi duke i bërë stërvitjet edhe më përpara që ata t’i bëjnë ritet fetare. Jam shumë i fortë në punën dhe rezultatet duken. Jam një trajner dhe prindër për futbollistët, gjithmonë do të fali, por faljes do t’i vije fundit dhe dikush do t’i merr përgjegjësitë”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga