NDËRRIM NË SHTABIN TEKNIK TE KUKËSI
Duro merr drejtimin e Kukësit
24 November, 2015 @19:25
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, do të debutojë xhiron që vjen në Kategorinë Superiore si trajner.
Njoftimin e ka bërë të ditur mediat tiranase sot, duke transmetuar se Duro do të debutojë që në ndeshjen e radhës së kampionatit shqiptar, ku Kukësi pret liderin aktual të Kategorisë Superiore, Partizanin.
TABELA AKTUALE E KATEGORISË SUPERIORE
As fitorja ndaj Skënderbeut dy xhiro më parë nuk ka kënaqur kreun e Kukësit, Safet Gjici, që e ka shkarkuar brazilianin Marcelo Troisi pas disfatës nga Teuta në Durrës fundjavën që shkoi.
Duro do të ketë ndihmën e trajnerin shqiptar me përvojë, Hasan Lika.
Kukësi, nuk ka arritur të shënojë fitore në asnjë ndeshje si mysafir këtë stinor në Superioren shqiptare.