PLATINI, AFËR SUSPENDIMIT TË PËRJETSHËM
Blatter-Platini i drejtohen CAS-it
24 November, 2015 @14:43
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do të jetë e zënë me çështjen Sep Blatter dhe Michel Platini. Këta dy, do të kërkojnë drejtësinë përmes CAS-it, pasi që Komisioni Disciplinor i FIFA-së kërkon që Platini të suspendohet përjetësisht nga FIFA, ka bërë të ditur avokati i tij, njofton BBC Sport sot.
Francezi Platini është i suspenduar për shkak të pagesës jo të rregullt që ka pranuar nga Blatteri për punë konsultative 9 vite më parë. Blater 79 vjeç kishte paguar Platininë me 2 milionë euro.
Dyshja në fjalë, që janë duke e vuajtur suspendimin e përkohshëm 90 ditësh kanë mohuar të kenë bërë diçka gabim, derisa kanë pohuar se nuk kanë pasur ndonjë marrëveshje të nënshkruar në letër për këtë punë.