FUTBOLLISTI QË MUND TË SHËNOJË NGRITJE
Grezda, shpresa e re
24 November, 2015 @12:58
Mesfushori i ri gjakovar, Eros Grezda, që aktualisht është në të njëzetat, ka shënuar dy herë për ekipin e tij Lokomotiva Zagreb fundjavën që shkoi në elitën e futbollit kroat, për të vënë shenjë në mediat e atjeshme si një talent në ngritje.
Grezda, që u kalit në ligën e dytë sllovene dhe së fundi luajti për Zavrcin në elitë të Sllovenisë, këtë stinor është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit dhe ka shënuar dy gola, në fitoren e fundit të ekipit të tij.
Grezda që njihet si lojtar që i asiston të tjerëve kësaj radhe ka shpërthyer në elitën e futbollit kroat duke shënuar dy herë, për të regjistruar golat e parë në HNL 1.