Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS NDESHJES

Duro: Mësuam nga humbjet, ishim ekip më i mirë në fushë

Duro: Mësuam nga humbjet, ishim ekip më i mirë në fushë


1 March, 2021 @15:32

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, pas ndeshjes kundër Arbërisë ku skuadra e tij fitoi me rezultat të thellë, 3-0, iu referua humbjeve të mëparshme duke thënë se kanë marrë mësim nga ato ndeshje.

RAPORTI I NDESHJES

“Unë mendoj që nga një humbje mund të fitosh shumë, dhe ne mbi të gjitha kemi fituar atë që treguam se jemi një grup super i bashkur, ku të gjithë i bëjnë detyrat e veta, ashtu siç i takon një ekipi profesionist. Përveç lojës dhe anës taktike që mendoj se ka shumë gjëra të bukura që arritëm të realizojmë përveç tre golave, mendoj që duhet t’ia dedikoj këtë fitore gjithë çunave dhe futbollistëve të mi, sepse janë ata të cilët japin gjithçka në fushë, për fanellën që mbajnë veshur për klubin e Feronikelit. Kishim përballë Arbërinë dhe në këto momente duket si një ndeshje e tensionuar për t’i ngjitur shkallët në tabelë, por sigurisht mendoj që në fushë u tregua se jemi ekip më i mirë për momentin,” tha Duro.

Për Feronikelin kjo ishte fitorja e parë pas serisë së zezë prej 4 ndeshjeve pa fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga