PROTESTA PAS HUMBJES
Duros i ndërpritet fjala në intervistë, kërkohet dorëheqja e tij
27 April, 2021 @17:05
Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, është protestuar ashpër pas ndeshjes së humbur sot ndaj Arbërisë.
Gjatë intervistët së tij pas ndeshjes për Art Sport, ka pasur ndërhyrje direkte para kamerës nga një person tjetër, i cili në transmetim të drejtpërdrejtë i ka kërkuar dorëheqjen trajnerit dhe e ka fajësuar atë për rezultatet negative të Feronikelit.
“Me qenë sikur ti as një sekondë nuk kisha qenë në Drenas. Në situatën e krijuar në klub, ky s’ka çka lyp këtu”, tha personi në fjalë, Adem Bucolli, i cili para kamerave u prezantua si shef i sigurisë në klub.
Ndërkaq lidhur me këtë ndërhyrje në intervistë dhe protestën ndaj tij, Duro tha se gjithkush ka të drejtë të shprehet në mënyrën e vet, por që ai nuk do të dorëzohet dhe do të vazhdojë luftën.
Feronikeli sot u mposht nga Arbëria e cila lufton për mbijetesë me rezultat minimal 0-1.