PJESA E PARË

Dy gola në pjesën e parë, një futbollist debuton me gol
12 June, 2021 @18:26
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore Prishtina - Llapi, e cila po zhvillohet në Gjakovë në kuadër të fazës përgatitore të të dyja skuadrave për garat ndërkombëtare.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Goli për Prishtinën erdhi në minutën 17’ nëpërmjet transferit të ri që debutoi sot, Bleart Tolaj, ndërsa Llapi e barazoi rezultatin në minutën 40’ me anë të brazilianit Firmino.