BUNDESLIGA 2

Dy gola për 70 minuta, Florent Muslija shkëlqen te Paderborni
22 January, 2022 @15:25
Ndonëse mund të quhet pak fajtor për golin e tretë të pësuar të Paderbornit, sot paraqitja e mesfushorit Florent Muslija ishte fantastike te kjo skuadër.
Mesfushori i Kosovës luajti për rreth 70 minuta, gjatë të cilave ai e gjeti rrjetën dy herë.
Muslija fillimisht shënoi nga pika e bardhë në minutën e 15’, e më pas shënoi nga loja e hapur në minutën e 38’ të ndeshjes, por përkundër dy golave të tij, Paderborni këtë takim e mbylli me humbje.
Në fund takimi mes Paderbornit dhe Werder Bremenit u mbyll me rezultat 3-4.
Kjo ishte paraqitja e dytë e Muslijës për Paderbornin, pasi që te kjo skuadër erdhi në fillim të këtij muaji nga Hannoveri.
Ndërkohë, në minutën e 78’ për Paderbornin u inkuadrua edhe Marvin Çuni, sulmuesi i ri shqiptar.