Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOLUMNE

5 për fundjavë!

Foto: Getty Images

5 për fundjavë!


Shkruan: G.P

21 January, 2022 @16:15

Një ndeshje për të premten, dy për të shtunën e dy për të dielën. Kështu e kemi ndarë pesëshën e fundjavës kësaj here.

1. Watford - Norwich (e premte, 21:00)

Një ndeshje shumë e rëndësishme në luftën për mbijetesë në Premier League.

Watfordi nuk u mposht në ndeshjen direkte me Newcastle xhiron e kaluar dhe ai rezultat mund të cilësohet pozitiv, por këtë herë ndaj Norwichit në shtëpi Watfordi duhet të luajë për fitore.

Norwichi i Milot Rashicës së fundi po luan më mirë dhe fitorja e xhiros së kaluar ndaj Evertonit mund t’iu ketë “dhënë zemër”, e kjo do ta bëjë ndeshjen e sontme edhe më të mirë.

Newcastle është përforcuar dhe ndoshta do të përforcohet edhe më tepër ditëve në vijim, Burnley ka plot ndeshje pa i luajtur ende, e duke e ditur që 3 prej 4 këtyre skuadrave të përmendura nuk do të jenë në elitë sezonin tjetër, çdo përballje direkte mes tyre është vendimtare dhe për t’u shikuar. Do të jetë edhe kjo e sotnmja.

 

2. Manchester United - West Ham (e shtunë, 16:00)

Me një ndeshje më pak të luajtur, United për momentin ndodhet pas West Hamit në renditjen e Premier Ligës. Përkundër lëndimeve të shumta gjatë gjithë sezonit, sidomos në mbrojtje, West Hami po bën jashtëzakonisht mirë dhe për momentin ndodhet në vendin e katërt të renditjes, pa harruar edhe faktin që i kanë kaluar grupet e Europa Ligës dhe do të kenë ndeshje evropiane në vazhdim të sezonit.

Loja e United në ndeshjet e fundit është tmerrësisht e shëmtuar dhe cilido rezultat në cilindo takim nuk është aspak befasues për këtë skuadër.

Kalimi nga 4-2-2-24-3-3 i bëri mirë Unitedit dhe besoj që do të luajnë me këtë formacion edhe ndaj West Hamit të shtunën, ndërkohë që mysafirët si zakonisht do të tentojnë ta përdorin armën e tyre më të fortë: kundërsulmet.

Siç është bërë praktikë te shumica e ndeshjeve të Manchester United, edhe kjo ndeshje mund të shkojë në çfarëdo drejtimi dhe mund të mbyllet me çfarëdo rezultati. United nuk ka vazhdueshmëri dhe prandaj është ku është.

 

3. Lazio - Atalanta (e shtunë, 20:45)

Lazio deri më tash ka lëshuar shumë pikë dhe duke i njohur skuadrat përreth, vështirë se skuadrën e Igli Tares do ta shohim në top-katërshe në fund të sezonit. Në anën tjetër, Atalanta, kundërshtari i Lazios këtë fundjavë, vazhdon të jetë skuadër stabile dhe me lojë të bukur pavarësisht mungesave të vazhdueshme në formacionin bazë këtë sezon. Është në vendin e katërt për momentin, por prapa vetes ka Juventusin që dalëngadalë po e merr veten dhe mund t’ia rrezikojë vendin e katërt në pjesën e mbetur të sezonit.

Siç është përmendur edhe më herët, elita e futbollit italian është vazhdimisht në ngritje, shkolla e re e trajnerëve italian po na sjellë trajnerë që po aplikojnë futboll mjaft të mirë dhe rrjedhimisht edhe mesatarja e numrit të golave në Serie A është ngritur dukshëm në vitet e fundit.

Deri më tash, Lazio ka shënuar më shumë gola se Atalanta në Serie A, një tregues mjaft i qartë për lojën ofansive që e zhvillon Lazio, por për dallim nga Atalanta, Lazio ka pësuar shumë më shumë gola dhe prandaj ka mbetur prapa skuadrave më të mira të Italisë për momentin.

Ndeshja e së shtunës mbrëma mbi të gjitha do të jetë e hapur dhe sipas të gjitha gjasave me plot gola.

 

4. Chelsea - Tottenham (e diel, 17:30)

Çfarë ndryshimi pozitiv ka bërë Conte te Tottenhami! Skuadra nga Londra Veriore ende nuk di për humbje nën drejtimin e Contes në Premier League dhe ka hyrë fuqishëm në luftë për vendin e katërt, e ndoshta edhe për vendin e tretë, sidomos nëse Cheslea vazhdon të lëshojë pikë siç ka bërë në dy muajt e fundit.

Jo më larg se këtë muaj, Chelsea e eliminoi Tottenhamin pas dy ndeshjeve nga Carabao Cup, e këtë fundjavë këto dy skuadra do t’i masin forcat në “Stamford Bridge” në kuadër të ligës.

Skuadrën që e bëri kampione jo shumë vite më parë, Conte e ka përballë në një moment aspak të mirë të saj. Chelsea nuk di për fitore në 4 ndeshjet e fundit në ligë, dhe ndonëse në kupa ka bërë mirë, paraqitjet në ligë nuk kanë qenë aspak të mira. E skuadra nuk po ndihmohet aspak nga shpërdorimi i shumtë i rasteve para portës kundërshtare, problem që po e përcjell Chelsean tash e sa sezone.

Nuk besoj që do të jetë prej atyre ndeshjeve me shumë gola, por megjithatë do të jetë një ndeshje shumë e fortë.

 

5. Milan - Juventus (e diel, 20:45)

Me titullin që sipas të gjitha gjasave është i Interit, Milanit në pjesën e mbetur të sezonit i mbetet ta ruajë njërën prej pozitave që dërgon në Champions League sezonin tjetër. Skuadra kuqezi nga qyteti i modës ka kaluar një sezon me një numër shumë të madh të mungesave dhe megjithatë ka bërë mirë. Interi ka skuadër më të pjekur dhe më të kompletuar, dhe prandaj nuk është “fundi i botës” që Milani do ta mbyllë edhe këtë sezon pa e fituar titullin.

Sa i përket Juventusit, ndonëse e ka humbur Chiesën për shkak të lëndimit, Juventusi në xhirot e fundit ka ngritje të dukshme dhe tashmë ndodhet shumë pranë vendit të katërt në renditje.

Për ta luftuar Interin sezonin tjetër, të dyjat duhet të përforcohen bindshëm në verë. Deri atëherë, do të luftojnë për vende që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, siç po bëjnë këtë sezon.

 


A&N

A&N prezenton 12 përforcimet e reja

FFK Liga e parë/Transfere

A&N prezenton 12 përforcimet e reja

19/01/22 @ 21:43

MIQËSORE

Gjilani aranzhon 4 miqësore në Turqi

FFK Superliga

Gjilani aranzhon 4 miqësore në Turqi

19/01/22 @ 21:23

ZYRTARE

Prishtina zyrtarizon përforcimin e parë të janarit

FFK Superliga/Transfere

Prishtina zyrtarizon përforcimin e parë të janarit

19/01/22 @ 19:28

ZYRTARE

Mesfushori nga Elbasani përforcon Vëllaznimin

FFK Liga e parë/FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Mesfushori nga Elbasani përforcon Vëllaznimin

19/01/22 @ 19:00

VËLLAZNIMI

Vëllaznimi përforcon portën

FFK Superliga

Vëllaznimi përforcon portën

19/01/22 @ 13:36

MEDIA TALK

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

Premier League/Serie A/Transfere

Inter po mundohet ta marrë sulmuesin e West Hamit

30/07/23 @ 19:44

DANEZI NË OLD TRAFFORD

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

Premier League/Serie A/Transfere

Rasmus Højlund - para zyrtarizimit te Manchester United

30/07/23 @ 14:11

VAZHDON KONTRATËN ME EKIPIN E FËMIJËRISË

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

Champions League/Premier League

Me rrogë të re, Rashford vazhdon deri në vitin 2028

18/07/23 @ 22:29

MEDIA TALK

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

Premier League/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Broja kërkon largimin nga Chelsea, dy ekipe të PL janë të interesuara

04/07/23 @ 11:10

PREMIER LEAGUE

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

Premier League

Sa kanë fituar ekipet e Premier League gjatë sezonit 22/23?

21/06/23 @ 10:36

the GUNNERS

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

Champions League/Premier League/Transfere

Partey mund të shkojë, nëse vjen Caicedo

14/06/23 @ 08:56

PARADA E FITUESVE

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

Champions League/Premier League

Rreth 200 mijë tifozë priten të festojnë trofeun me Manchester Cityn

11/06/23 @ 23:51

MANCHESTER CITY KAMPION EVROPE

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

Champions League/Premier League

Manchester City për herë të parë fiton Ligën e Kampionëve, kompleton tripletën!

10/06/23 @ 23:03

CITY FITON EDHE KUPËN

Manchester City fiton edhe FA Cup

Premier League

Manchester City fiton edhe FA Cup

03/06/23 @ 21:08

POCH ZYRTARIZOHET TE CHELSEA!

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

Premier League/Transfere

“Ai duhet të fitojë”, Chelsea emëroi Pochettinon

30/05/23 @ 14:23


 
Të gjitha lajmet nga Premier League