ZYRTARE
Prishtina zyrtarizon përforcimin e parë të janarit
19 January, 2022 @19:28
Pas një numri të konsiderueshëm të largimeve nga skuadra, sot Prishtina ka njoftuar për ardhjen e një përforcimi.
Që nga sot pjesë e kampionit të shumëfishtë të Kosovës do të jetë futbollisti Bujar Pllana, lojtar ky që ftohet rregullusht nga përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll.
I zhvilluar te Trepça ‘89, 20-vjeçari Pllana së fundi ishte pjesë e Niklit, e në vazhdim të sezonit atë do ta shohim te Prishtina, për të cilën ky është përforcimi i parë në këtë afat kalimtar dimëror.
Pllana kryesisht luan si qendërmbrojtës, por shpesh di të aktivizohet edhe si mbrojtës i djathtë.