ZYRTARE
![Mesfushori nga Elbasani përforcon Vëllaznimin Mesfushori nga Elbasani përforcon Vëllaznimin](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Dejvi_Bilalli_joins_Vellaznimi_jan2022.jpg)
Foto: KF Vëllaznimi
Mesfushori nga Elbasani përforcon Vëllaznimin
19 January, 2022 @19:00
Edhe një përforcim për Vëllaznimin.
Skuadra gjakovare pak orë më parë ka sjellur zyrtarisht në radhët e veta Dejvi Bilallin, mesfushorin elbasanas.
Mesfushori në fjalë gjatë karrierës së tij ka luajtur te Vllaznia e Shkodrës, Teuta e Durrësit, Dinamo i Tiranës e Besa e Kavajës, kurse në vijim karrierën e tij do ta vazhdojë te Vëllaznimi në Ligën e Parë të Kosovës.
Pas përforcimeve Florent Morina, Jurgen Gjini e Nikson Memaj, Bilalli është përforcimi i katërt për Vëllaznimin këtë muaj.