Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Liria në total ka bërë 10 përforcime përgjatë janarit

Liria në total ka bërë 10 përforcime përgjatë janarit


21 January, 2022 @16:15

Skuadra e Lirisë së Prizrenit që po garon në Ligë të Parë, Grupi A dhe është në pjesën e poshtme të renditjes tabelare aty, përkundër pjesës jo të mirë vjeshtore të stinorit, përgjatë pranverës po synon të arrijë pozitat që mundësojnë Superligën.

Kështu, klubi bardhezi nga Prizreni, përveç disa përforcimeve të lajmëruara më parë në TopSporti.com në total deri tash ka afruar 10 lojtarë të ri në skuadër përgjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që emëroi trajner Granit Begollin.

Bardhezinjtë kështu kanë siguruar shërbimet e Viktor Kuka, Roni Gashi, Astrit Berisha, H. Stewart, Donart Sheqerolli, Daniel Gonçalves, Altin Aliu, Nderim Hasani, Festim Haxhiu, Visar Berisha dhe Endrit Vitija.

Përndryshe, në një miqësore testuese në Prizren ditë më parë Liria ka mundur rivalin lokak FC Prizreni me rezultat 7-3. Në këtë ndeshje ka qenë pikërisht përforcimi Altin Aliu që ka shënuar hat-trick.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë