ISTOG

Dy lojtarë ndahen me Istogun!
3 December, 2021 @14:46
Dy futbollistë kanë ndarë rrugët me Istogun pas përfundimit të pjesës vjeshtore të stinorit 2021/22 ka bërë të ditur klubi në fjalë.
Fjala është për Egzon Kurteshin dhe Marius Stephane, të cilët me marrëveshje të dy-anshme kanë ndarë rrugët me klubin, ndërsa këta të fundit i kanë uruar suksese futbollistëve në fjalë përgjatë karrierës së tyre në vazhdim.
“Me marrëveshje të dy-anshme KF Istogu ka ndarë rrugët me Egzon Kurteshin dhe Marius Stephanen,” ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi i klubit.
Kurteshi luante për Istogun që prej korrikut të vitit 2019, ndërsa Stephane ka qenë pjesë e ekipit prej janarit të vitit 2020.