SUPERLIGA
Dy skuadra që po rreshtojnë fitoret në pranverë
12 March, 2017 @20:31
Superliga e Kosovës në futboll i njeh vetëm dy skuadra që nuk dijnë tjetër pos fitores, kur kanë kaluar katër javët e para të pjesës pranverore.
Dy skuadrat e para në tabelë, Trepça ‘89 dhe Feronikeli, kanë shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e pjesës pranverore në Superligë.
‘89-shi e mposhti me rend Drenicën, Hajvalinë, Prishtinën dhe Besën, derisa Nikli mblodhi tripikëshet ndaj Trepçës, Dritës, Llapit dhe Lirisë.
Ndërsa në krahasimin ndërmjet këtyre dy skuadrave, Trepça ‘89 është për një nuancë më përpara për shkak të golaverazhit më të mirë nga këto ndeshje. Xehetarët kanë bilanc prej 12 golave të shënuar dhe 2 të pësuar, derisa Feronikeli ka dy gola më pak të shënuara dhe numër të njëjtë të golave të pësuara.
Deri para kësaj jave, Trepçën ‘89 dhe Feronikelin e shoqëronte edhe Besa e Pejës, e cila sot dështoi të fitojë pikërisht kundër Trepçës ‘89.