ETRIT BERISHA
in-TERR për Etrit Berishën!
12 March, 2017 @20:20
Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, ka përjetuar ditën më të errët në karrierën e tij.
Ai sot ka qenë gardian i portës së Atalantas, në ndeshjen kundër Interit, ku është mposhtur plotë shtatë herë.
Shtatë golat e pësuar, kanë bërë që Berisha ta ketë notën më të dobët te skuadra e tij.
7 gola, për herë të dytë në karrierë!
Kjo nuk është hera e parë që Berisha ka pësuar shtatë gola në një ndeshje të vetme.
Portieri prishtinas, të njëjtin fatkeqësi e kishte edhe në kohën kur luante për skuadrën Kalmar në Suedi.
Saktësisht më 12 gusht të vitit 2012, në ndeshjen ndaj Helsigborgut, për të cilin në atë botë luanin dy kosovarët, Ardian Gashi dhe Loret Sadiku, Berisha kishte pësuar 7 gola, ndërsa ndeshja kishte përfunduar me rezultat 7-2.