ALBAN MEHA
Meha titullar pas 3 muajve
12 March, 2017 @19:22
Mesfushori i Kosovës, Alban Meha, është rikthyer në formacionin bazë të skuadrës së tij, Konyaspor, në ndeshjet e kampionatit turk.
Pas mungesës 3 muajshe, Meha është rikthyer si titullar te Konyaspori, në ndeshjen e sotme ndaj Basaksehirit, që përfundoi me fitoren e këtij të fundit me rezultat 0-3.
Meha në këtë ndeshje luajti për 61’ minuta.
Futbollisti në fillim të këtij muaji kishte luajtur si titullar në ndeshjen e Kupës.