Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI AKTUAL MERR LIDERSHIPIN

Dy xhiro para fundit të stinorit, Ballkani i rikthehet kreut me fitore

Futbollistët e Ballkanit duke festuar fitoren që i bëri lider/ Foto: FCBallkani/ fb

Dy xhiro para fundit të stinorit, Ballkani i rikthehet kreut me fitore


14 May, 2023 @18:05

Tashmë ekipi i Ilir Dajës, Ballkani, gjithçka ka në “dorën” e vet në betejat e fundit për titull kampioni. Suharekasit po dëshirojnë që ta mbrojnë titullin kampion të Kosovës, ndërsa me fitoren e sotme ndaj Llapit kanë dalë në vend të parë, pasi që Drita barazoi në derbin lokal ndaj Gjilanit, 1-1.

E Ballkani përkundër se dominoi në pjesën më të madhe të ndeshjes ndaj Llapit dhe pati disa raste shumë të mira për shënim, u mjaftua me përfundimtaren, Ballkani 1-0 Llapi [Albion Rrahmani 31’].

Rrahmani, pos golit të shënuar ka pasur edhe tre raste të mira për shënim gjatë ndeshjes (11’, 27’, 52’, 58’), ku këto dy të fundit ka qenë thuajse krejt vet me portierin kundërshtar, ku Ilir Avdyli shpëtonte Llapin nga humbja më e thellë. Te goli, Rrahmani u asistua nga një krosim i gjatë dhe preciz i Lorenc Trashit. Ndërsa rastin e parë në ndeshje e regjistroi Nazmi Gripshi nga afërsia, që s’arriti të shënonte (7’).

TABELA AKTUALE

Edhe Korenica kishte një rast të mirë në pjesë të parë për liderin e ri të ligës, ndërsa te kundërshtarët Bianor Neto (52’) dhe Francisco Rivera (65’) në pjesë të dytë kanë tentuar barazimin, por s’qëlluan portën e Stivi Frashërit. Llapi në fund mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi që Avni Selmani mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87 të ndeshjes. Ndërsa para saj, Ballkanit iu anulua një penallti, kur referi kryesor i ndeshjes rishikoi vendimin e tij në VAR (83). Ndërsa para saj, Ballkanit iu anulua një penallti, kur referi kryesor i ndeshjes rishikoi vendimin e tij në VAR (83).

Fitorja e 19 sezonale bën që Ballkani të arrijë në 69 pikë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit. Suharekasit presin Ferizajin në xhiron e radhës, ndërsa i shkojnë Gjilanit në atë të fundit. Ferizaji po lufton për mbijetesë në Superligë, ndërsa Gjilani me një pikë të fituar siguron vendin e tretë në renditje, që ia jep vizën për Evropë.

Llapi në anën tjetër është i gjashti në renditje me 42 pikë dhe teorikisht ende nuk i ka shpëtuar barazhit!

 


 
Të gjitha lajmet nga