PAULO DYBALA

Dybala: Do t’ia arrijmë
23 February, 2016 @23:15
Juventus ka treguar shpirt të madh ekipor dhe ka çuar deri në fund betejën thuajse të humbur nga Bayerni sonte për të barazuar në fund.
Kjo ka bërë që sulmuesi i talentuar i Bianconerëve të besoj në çerekfinale.
“E kemi ditur se do të jetë shumë vështirë. Kemi bërë gjithçka çka kemi mundur. Do të jetë vështirë në Munchen, por e kemi të qartë se me shpirt, me zemër dhe me lojën e sontme në fund të pjesës së dytë do t’ia arrijmë,” ka thënë Paulo Dybala pas ndeshjes.
Dybala ka shënuar golin e parë të Juventusit sonte në përballje ndaj Bayernit, që përfundoi 2-2 në fund.