PRIZREN
Dylazeka rikthehet te Liria
4 July, 2015 @14:23
Mesfushori gjakovar, Alban Dylazeka, ka arritur marrëveshje me ekipin e Lirisë dhe stinorin që vjen pritet t’i kthehet fanellës bardhezi.
Dylazeka i cili në vitet e fundit mbrojti ngjyrat e Vëllaznimit të Gjakovës, me rënien e ekipit të qytetit të tij në Ligë të Parë, ka arritur marrëveshje me ekipin prizrenas që u rikthye në elitë dhe kështu ai i kthehet Përparim Thaçit pas tre stinorëve të kaluar në Vëllaznimi.
“Kam arritur marrëveshje njëvjeçare me Lirinë,” ka thënë lojtari në fjalë për gazetën Olle.
Liria i është kthyer Superligës pas dy stinorëve të kaluar në Ligë të Parë.