HUMBJA E PARË E NAPOLITANËVE KËTË

Dzeko vendos derbin, Inter thyen Napolin
5 January, 2023 @0:32
Napoli ka pësuar për herë të parë këtë stinor, ndërsa Inter ka arritur të bëhet ekipi i parë që e mposht skuadrën e Luciano Spallettit, derisa golin vendimtar e shënoi boshnjaku Edin Dzeko, që u lirua mjeshtërisht prej Amir Rrahmanit për të përcaktuar përfundimtaren e ndeshjes, Inter 1-0 Napoli [Dzeko 56].
Amir Rrahmani luajti për 90-minuta te ekipi i Napolit, por nuk arriti me bashkëlojtarët e tij të parandalojë humbjen e parë sezonale, derisa ishin ekipi i vetëm deri të mërkurën mbrëma që nuk kishin humbje në TOP-5 ligat evropiane të futbollit.
Te Interi, Kristjan Asllani nuk u përdor fare, derisa qëndroi përgjatë gjithë ndeshjes në bankën rezervë. Lautaro i kthyer si kampion bote në Meazza, u përdor pak në pjesë të dytë të ndeshjes, për të pushuar Lukakun startues.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për ta shikuar golin