Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SCHALKE 0-3 AUGSBURG

E dyta historike për Augsburgun

FOTO / Bundesliga

E dyta historike për Augsburgun


24 May, 2020 @15:38

Seria negative e Schalkes vazhdoi edhe në ndeshjen kundër Augsburgut.

Schalke u mposht me rezutlat 0-3 ndaj kundërshtarit, derisa kjo ishte ndeshja e nëntë rresht për djelmoshat e trajnerit David Wagner.

Augsburgu në minutën e 6’ kaloi në epërsi përmes një supergoli të gjermanit Eduard Lowen nga gjuajtja e lirë, derisa goli i dytë erdhi në pjesën e dytë të ndeshjes në minutën e 76’ nga Sarenren-Bazee. Në minutat shtesë shënoi edhe zëvendësuesi Sergio Cordova (90+1’).

Kjo gjithashtu ishte fitorja e dytë në histori të Augburgut në histori të klubit kundët Schalkes.

Me këtë fitore Augsburgu ngritet në pozitën e 12-të, derisa Shalke gjendet në pozitën e tetë me 37 pikë.

TABELA AKTUALE

Në xhiron tjetër Augsburg takohet me Paderbornin, kurse Schalke do të përballet me skuadrën e Valon Berishës, Dusseldorf.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga